Futboll

Raçi, pjesë e formacionit të javës në Kroaci

Ron Raçi

Ron Raçi është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në elitën e futbollit kroat.

Formacioni më i mirë i xhiros së 22-të është përzgjedhur të hënën nga faqja “supersporthnl”. 

Mbrojtësi Raçi luan për skuadrën e Hajdukut të Splitit. Hajduku të dielën e mposhti Osijekun në udhëtim me rezultatin 2:0. 

Qendërmbrojtësi u dallua me paraqitje ndaj Osijekut. Ai u vlerësua me notën 7. 

Për 23-vjeçarin ishte paraqitja e 12-të këtë edicion në kampionatin kroat. Në dhjetë prej ndeshjeve të edicionin aktual, Raçi, ishte në bankën rezervë. 

Te Hajduku luan edhe futbollisti tjetër shqiptar, Adrion Pajaziti. 

Raçi iu bashkua Hajdukut verën e kaluar nga Prishtina për 300 mijë euro. 

Me klubin e madh kroat ka kontratë deri në verën e vitit 2029.