Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, bëri shaka duke thënë se zgjedhja e ekipit për ndeshjen ndaj Bayernit do të jetë një lloj “llotarie”, pasi më në fund i ka të gjithë lojtarët në dispozicion.
Kjo do të thotë se mesfushori Vitinha mund të fillojë kundër gjashtë herë fituesit të Championsit në gjysmëfinalen e parë, që luhet të martën prej orës 21:00 në Paris. Vitinha mungoi në dy ndeshjet e fundit në elitën franceze për shkak të një dëmtimi në thembër, të pësuar në humbjen 2:1 nga Lyoni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të jetë një llotari. Të gjithë janë gati”, tha Luis Enrique të hënën në konferencë për shtyp.
“Por kini kujdes, do të na duhen të gjithë lojtarët që janë të gatshëm të luajnë dhe në këtë pikë mendoj se jemi më shumë se gati”, ka shtuar tekniku spanjoll.
Me shumë lojtarë që kërkojnë të luajnë, në vend se të rikuperohen nga lëndimet si më parë gjatë edicionit, Enrieuq u përball me një detyrë të re.
“Ka të bëjë me qetësimin e të gjithëve”, thotë ai.
Prania e Vitinhas përkrah Joao Nevesit dhe Fabian Ruizit, që po ashtu është rikthyer, është thelbësore në një ndeshje që vë përballë dy mesfushat më të mira të Championsit.
Bayerni krenohet me fizikalitetin, sigurinë taktike dhe pasimet e shkëlqyera nga Joshua Kimmich Aleksandar Pavloviq dhe Leon Goretzka. Aty janë edhe golat dhe asistimet e Michale Olise që luan në krahun e djathtë dhe efikasiteti i pakrahasueshëm i Harry Kane. Në krahun e majtë është Luis Diaz, që shënoi dy golat e fitores 2:1 të Bayernit ndaj Parisit në fazën e ligës së Championsit në nëntor.
Mesfushorët defanzivë janë vendimtarë për ta ndalur Bayernin që të diktojë lojën, siç bëri në çerekfinale kundër Real Madridit dhe kundër PSG-së në ndeshjen e kaluar.
Vitinha ishte në formë të shkëlqyer dhe është në rrugën e duhur për të kompletuar edicionin më të mirë sa i takon golave. Ka shtatë deri më tani, kurse i kishte shënuar nëntë dy edicione më parë.
Parisi po paraqitet në gjysmëfinalen e tretë radhazi dhe përballet me skuadrën e Bayernit që nuk ka humbur në asnjë garë që nga 24 janari. Bayerni i ka shënuar 19 gola në pesë ndeshjet e fundit.
“Me dy ekipe që sulmojnë kaq mirë, çelësi do të jetë mbrojtja”, ka thënë Luis Enrique. “Statistikat mbrojtëse gjithashtu kanë rëndësi dhe këto janë dy ekipet më të mira në këtë aspekt. Sa i përket vazhdimësisë, Bayerni është pak para nesh”.
PSG-ja nuk kishte vëmendjen e duhur në mbrojtje në nëntor, dhe Luis Enrique kishte kritikuar lojtarët më pas.
Por kur PSG-ja nuk arriti të kualifikohej direkt në një të tetën e finales, Enrique parashikoi me guxim se skuadra e tij do të bëhej më e mirë me kalimin e kohës.
“Nuk ka ekip më të mirë se ne”, tha ai të hënën.
“Kur nuk u kualifikuam direkt në një të tetën e finales thash se nuk po shihja ekip më të mirë se i yni”.
Parisi është pranë titullit të ri në Francë, por synon tjetër shkëlqim në skenën evropiane.
Në gjysmëfinalen tjetër të Championsit përballen Atletico Madridi dhe Arsenali. Ndeshja e parë është në Madrid të martën. Shumë e vlerësojnë ndeshjen PSG – Bayern “finale e hershme”.