Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, ka dhënë një intervistë shumë të gjatë për mediumin slloven “Delo”.
Në intervistë Çeferini ka folur për tema të ndryshme, kryesisht të natyrës politike, por edhe për zhvillimet politike në futboll.
Slloveni Çeferin është pyetur edhe për Evropianin U21 të vitit 2027 që do ta organizojnë Shqipëria e Serbia.
Gazetari i “Delo” ka vlerësuar se UEFA po thyen tabu, ndërsa ka përmendur këtë organizim të përbashkët. Sipas komentit të gazetarit një bashkëpunim i tillë është i pamenduar në sferën politike.
“Kam një dashur të veçantë për të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë. Dekadat e fundit kanë qenë shumë të trishtueshme. Por i gjithë Ballkani Perëndimor është bombë e kurdisur. Problemi kryesor është se liderët e këtyre vendeve bisedojnë me burokratët evropiane që nuk e kuptojnë mendësinë e Ballkanit, ish-Jugosllavisë, Shqipërisë dhe vendeve tjera. Interesant është fakti se federatat e futbollit në Shqipëri dhe Serbi, të përkrahura nga qeveritë e dy vendeve, kanë shprehur dëshirën për të organizuar këtë garë së bashku, një dëshmi tjetër se sporti është mbi politikën. Se sportet janë diçka e mirë. Është një mundësi e shkëlqyer për të treguar se futbolli është mbi politikën e përditshme”, ka thënë Çeferin.
-
Çeferini flet për Evropianin Shqipëri – Serbi, tregon qëndrimin e UEFA-s
-
13 ekipe pjesëmarrëse në Botëror i reagojnë Çeferinit
-
FSHF-ja mbështet Çeferinin në garën për president të UEFA-s
-
Ademi në 10-vjetorin e pranimit në UEFA: Kualifikimi në Euro 2028, objektiv i arritshëm
-
FSHF-ja nuk e përmend që Evropianin 2027 e organizon së bashku me Federatën e Serbisë