Federata e Futbollit e Kenias (FKF) ka nisur hetimet për akuzat që po i bëhen portierit Patrick Matasi, i cili dyshohet se është përfshirë në kurdisje të ndeshjeve.
37-vjeçari që luan për klubin elitar të futbollit në Keni, Kakamega Homeboyz, ka 30 paraqitje për shtetin e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër herë të fundit ka luajtur në tetorin e vitit të kaluar, në kualifikimet për Kupën e Afrikës 2025.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, shihet se si Matasi ka pranuar që ta shtrijë ndikimin e tij për një ndeshje të ligës.
FKF-ja ka thënë se do të bashkëpunojë me FIFA-n, Konfederatën e Futbollit të Afrikës dhe “autoritetet e tjera” deri në përfundim të hetimeve.