Futboll

Pavardi shënon në debutim, feston me shqiponjë

Benjamin Pavard

Mbrojtësi Benjamin Pavard ka debutuar me gol te skuadra e Marseillet. Marseille e mposhti thellë 4:0 Lorientin të premten mbrëma në ndeshjen që i takoi javës së katërt të Ligue 1 të Francës. 

Pavard shënoi për 2:0 në minutën e 20-të dhe ka festuar duke formuar figurën e shqiponjës dykrenare.
Ai është i martuar me modelen shqiptare, Kleofina Pnishi. 

29-vjeçari Pavard është huazuar te Marseille deri në përfundimin e këtij edicioni nga Interi. 

Golat e tjerë për Marseillen i shënuan Mason Greenwood, Angel Gomes dhe Nayef Aguerd. 

Marseille ka gjashtë pikë dhe renditet në pozitën e katërt. Lorient ka tri pikë më pak në vendin e 16-të.