Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pas pesë vjetësh thyhet rekordi i Ermir Lenjanit në Zvicër

Emir Lenjani

Bellinzona të premten mbrëma mposhti Badenin me rezultatin 4:0 në kategorinë e dytë të futbollit zviceran.

Vendësve iu deshën vetëm tetë sekonda lojë për ta shënuar golin e parë.

Ishte goli më i shpejtë në histori të dy ligave më të forta të futbollit zviceran.

Golashënues ishte Aris Sorensen.

Sorensen me golin e realizuar e theu rekordin e Ermir Lenjanit që në vitin 2019, kishte shënuar për Sionin në Superligën e Zvicrës pas vetëm dhjetë sekondash lojë, në barazimin 2:2 me Luzernin.

Për 10 sekonda lojë gola kishin shënuar edhe Moussa Konate në vitin 2015 dhe Ifeanyi Mathew në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm