Al Hilali i drejtuar nga Simone Inzaghi ndali në barazimi 1:1 Real Madridin në xhiron e parë të Grupit H në Kupën e Botës për Klube.
Por skuadra arabe mori vetëm një pikë edhe ndaj Red Bull Salzburgut të Austrisë. Ndeshja në Washington, e luajtur në praninë e 16 mijë shikuesve, nuk ofroi gola. Më herët, Real Madridi fitoi 3:1 ndaj Pachucas së Meksikës.
Dhe kështu gara në Grupin H mbetet e hapur dhe do të vendoset në ndeshjet e treta.
Real Madridi dhe Salzburgu i kanë nga katër pikë. Al Hilali është i treti me dy pikë, ndërsa Pachuca ka humbur dy ndeshjet e para dhe është eliminuar.
Më 26 qershor, Al Hilali ka punë më të lehtë me Pachucan, ndërsa Salzburgu e pret ndeshja shumë sfiduese me Real Madridin.
Al Hilali ka dominuar ndaj skuadrës austriake, por pa shënuar gol.