Futboll

Ronaldo shënon golin e 959 në karrierë, por humb derbin

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka shënuar një tjetër gol në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Goli i realizuar të hënën mbrëma për yllin portugez të futbollit, Ronaldo, ishte i 959 në karrierë. Ronaldo realizoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 42-të. Por ekipi i Ronaldos, Al Nassr humbi derbin kundër Al Hilalit me rezultat 3:1.

Kjo ndeshje i takon javës së 15-të të elitës saudite të futbollit.

Al Nassr luajti me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 60-të. Portieri i Al Nassr u përjashtua me karton të kuq, ndërsa Ronaldo u zëvendësua në minutën e 83-të.

Al Nassr mbetet shtatë pikë prapa liderit Al Hilalit në garën për titull të kampionit.


Nuk ka të ndalur Ronaldo, shënon golin e 959 në karrierë

Cristiano Ronaldo ka shënuar një tjetër gol.

Goli i realizuar të hënën mbrëma për Ronaldon është i 959 në karrierë.

Ai realizoi në minutën e 42-të, ndërsa Al Nassr është duke fituar kundër Al Hilalit me rezultat 1:0.

Kjo ndeshje i takon javës së 15-të të elitës së futbollit saudit.