Futboll

Nuk ka befasi në listën e Realit për Botërorin e klubeve

Real Madrid

Trent Alexander-Arnold dhe Dean Huijsen janë përfshirë në listën e lojtarëve të Real Madridit, që do të jenë pjesëmarrës në Kupën e Botës për Klube.

Reali të enjten do ta zyrtarizojë si lojtar të ri të skuadrës ish-mbrojtësin e Liverpoolit, Alexander-Arnold, ndërsa qendërmbrojtësi 20-vjeçar Huijsen, u transferua nga Bournemouthi për afro 60 milionë euro.

Rodrygo i cili kërkohej nga Arsenali, është përfshirë po ashtu në skuadër bashkë me sulmuesit Vinicius Junior, Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham, shkruan “Sky Sports”.

Kupa e Botës për Klube do të organizohet me 32 skuadra në SHBA, ndërsa nis më 15 qershor me ndeshjen Al Ahly – Inter Miami.

Real Madridi luan ndaj Al Hilalit më 18 qershor në kuadër të Grupit H, ku është edhe Salzburgu dhe Pachuca.