Futboll

Një argjentinas u shpall më i miri i ndeshjes hapëse, por jo Messi

Al Ahly - Inter Miami

Foto: Associated Press

Një argjentinas, por jo Lionel Messi, ishte më i miri tek Inter Miami në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës për Klube. Portieri Oscar Ustari u shpall më i miri i ndeshjes së luajtur në orët e para të mëngjesit të dielën, sipas kohës në Kosovë.

Kupa e Botës për Klube filloi në SHBA.

Ustari bëri tetë pritje, duke përfshirë një penallti, ndërsa Inter Miami luajti pa gola me Al Ahlyn e Egjiptit, në ndeshjen e Grupit A të zhvilluar në Miami.

38-vjeçari Ustari është kthyer në ngjarje globale, në formatin e zgjeruar të Kupës së Botës për Klube, për herë të parë që kur e fitoi Botërorin U20 në vitin 2005. Në skuadër edhe atëherë ishte me kapitenin e Inter Miamit, Messi.

Paraqitje impresive kishte edhe portieri i ekipit nga Egjipti, Mohamed El Shenawy.

Oscar Ustari