Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Newcastle avancon me tjetër fitore ndaj Qarabagut

Newcastle United

Newcastle Unitedi ka shënuar tjetër fitore ndaj Qarabagut të Azerbajxhanit për të avancuar në një të tetën e finales në Ligën e Kampionëve.

Pas fitores 6:1 në Baku, Newcastle të martën në “St James Park” fitoi “vetëm” 3:2 për ta kaluar me sukses plejofin e fazës nokaut të Championsit.

Anglezët e nisën ndeshjen furishëm, por më pas ndalën ritmin.

Sandro Tonali shënoi për 1:0 në minutën e katërt, ndërsa Joelinton në minutën e gjashtë për 2:0.
Në minutën e 50-të, Camilo Duran ngushtoi rezultatin në 2:1. 

Por Sven Botman shënoi për 3:1 në minutën e 52-të.

Tjetër gol shënoi Qarabagu në minutën e 57-të për rezultatin përfundimtar, 3:2. Realizator ishte Elvin Cafarguliyev.