Në mungesë të portierit të Burnleyt, Arijanet Muriq, te Kosova është ftuar portieri i Llapit, Ilir Avdyli.
Lajmi është bërë të enjten në mbrëmje nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Portieri i Llapit, Ilir Avdyli, është ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda dhe tashmë i është bashkuar ekipit kombëtar në grumbullimin për miqësoren e ardhshme kundër Norvegjisë. Avdyli, i cili ka treguar paraqitje shumë të mira në kampionatin vendor, do të jetë pjesë e ekipit kombëtar për ndeshjen miqësore me Norvegjinë, që do të zhvillohet më 5 qershor, pasi Arijanet Muriq është në dyshim për shkak të gjendjes shëndetësore”, ka shkruar FFK-ja të enjten.
Avdyli ishte i ftuar edhe për ndeshjet miqësore të muajit mars.