Futboll

Në këtë datë e fitoi Topin e Artë, tani lufton në mbrojtje të Ukrainës

dddd

Më 30 dhjetor të vitit 1986, pra plot 39 vjet më par, Topi i Artë iu nda Igor Belanovit, atëherë futbollist i Bashkimit Sovjetik.

Belanov është ukrainas, ndërsa vlerësohet prej futbollistëve më të mirë të Bashkimit Sovjetik të dikurshëm.

U bë i famshëm kur e fitoi Topin e Artë, që atëbotë i ndahej lojtarit më të mirë në Evropë.

Belanovi në vitin 1985 iu bashkua Dinamos së Kievit, ndërsa një vit më pas e udhëhoqi skuadrën drejt triumfit në Kupën e Fituesve të Kupave. Në Botërorin e mbajtur po atë vit, shënoi “hat-trick” kundër Belgjikës në një të tetën e finales. Por Bashkimi Sovjetik u eliminua pas vazhdimeve.

Për të kishte interesim nga Italia, por nuk kaloi në këtë vend për shkak të rrethanave të komplikuara në atë periudhë në Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1989 u transferua në Gjermani ku luajtur për Borussia Monchengladbachun dhe Eintracht Braunschweigun.

Belanovi u kthye në vëmendje në fillim të vitit 2022, kur mori pushkën dhe iu bashkua forcave që mbronin Ukrainën nga pushtimi rus, shkruan “index.hr”.

Belanovi e kishte fituar Topin e Artë para legjendave si Gary Lineker, Emilio Butragueno e emrave të tjerë të mëdhenj.

Belanov tani është 65-vjeçar.