Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka debutuar me humbje te skuadra e Sassuolos.
Sassuolo të premten mbrëma në udhëtim humbi 3:2 nga Cremonese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi xhiros së dytë të Serie A.
Muriqi golat i pranoi në minutën e 37-të, 39-të dhe në minutën e 93-të.
Portieri shtatlartë së fundi është ftuar nga selektori i Kosovës, Franco Foda, për dy ndeshjet e muajit shtator.
26-vjeçari Muriq te Sassuolo u transferua në këtë afat kalimtar nga Ipswich Towni në formë huazimi deri në përfundimin e edicionit 2025/26.
Sassuolo ka mundësinë e blerjes së kartonit të portierit Muriq.
Për Sassuolon kjo ishte disfata e dytë radhazi pasi edhe në ndeshjen hapëse të sezonit të ri u mposht 2:0 nga Napoli.
Ndërkohë për Cremonese ishte fitorja e dytë radhazi. Javën e kaluar e mposhti edhe Milanin.