Skuadra e Milanit është kualifikuar në finale të Superkupës së Italisë.
Trajneri portugez, Sergio Conceicao, ka debutuar me fitore te Milani duke e mposhtur në gjysmëfinale Juventusin me rezultatin 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKenan Yildiz e kaloi në epërsi Juventusin në minutën e 21-të.
Christian Pulishiq ishte i saktë nga penallita në minutën e 71-të për 1:1.
Pesë minuta më pas, Federico Gatti realizoi autugol për fitoren 2:1 të Milanit.
Milani do të takohet me Interin në finale të Superkupës së Italisë.
Finalja do të luhet të hënën nga ora 20:00.
Interi në gjysmëfinale e eliminoi Atalantan duke e mposhtur të enjten me rezultatin 2:0.