Futboll

Messi përzgjedh Grudën në mesin e 10 lojtarëve më premtues

Brajan Gruda

Brajan Gruda nuk po i impresionon vetëm trajnerët. Por edhe Lionel Messin, njërin prej më të mirëve në histori të futbollit.

38-vjeçari Messi ka mbetur i mahnitur nga futbollisti i grupmoshës U21 të Gjermanisë, dhe e ka përzgjedhur Grudën si njërin prej lojtarëve më premtues në botën e futbollit.

Në sezonin e dytë të kampanjës “Messi+10”, argjentinasi i emëroi dhjetë lojtarët më të talentuar.

Në mesin e tyre ishte edhe ylli i Gjermanisë U21.

“Brajan Gruda 21-vjeçar hyri në atë mes. Futbollisti i krahut të djathtë u transferua nga Mainzi te Brightoni në verën e vitit 2024 për vlerën e 31 milionë eurove. Në sezonin e tij të parë në Premier League, ai luajti në 21 ndeshje, ndërsa këtë sezon, ai ka qenë titullar në të gjitha shtatë ndeshjet”, ka shkruar mediumi gjerman “Bild” të enjten.

Gruda ka shënuar dy gola dhe ka kontribuuar me dy asistime në Premier League dhe në Kupën EFL.

Megjithatë, ditë më parë, ai u lëndua në gju dhe u detyrua të largohej nga kampi i grupmoshës U21 për shkak të telasheve të vazhdueshme.

Ende nuk dihet se kur Gruda do të kthehet në fushë për klubin e tij.

Brightoni do të përballet me Newcastle Unitedin në Premier League këtë të shtunë.

Përveç Grudës, Messi ka përmendur edhe Rio Ngumohan, Nico Pazin, Kendry Paezin, Mohamed Kader Meiten, Mika Godtsin, Andrey Santosin dhe Rodrigon.

Vend kanë bërë edhe futbollistet Clara Serrajordi dhe Lily Yohannes.