Futboll

Messi është gati të përballet sërish me Porton

Leo Messi

Lionel Messi do të përballet sërish me Porton, ekip kundër të cilit ai luajti për herë të parë me fanellën e Barcelonës. Një djalosh me fytyrë të freskët, me puçrra në lëkurë, i veshur me një fanellë të gjerë me numrin 14 në shpinë.

Ishte debutimi i tij për Barcelonën në stadiumin Dragao. Një ndeshje e thjeshtë miqësore, por për Messin ishte fillimi i një ëndrre. Më pas në vitin 2011, në finale të Superkupës së Evropës, Messi udhëhoqi Barcelonën drejt fitores ndaj Portos 2:0. Shënoi një gol dhe kontribuoi me një asistim.

Pas 13 sezonesh, Messi do të përballet për herë të tretë kundër ekipit portugez – të dytën në një ndeshje zyrtare.  

Të enjten, Lionel Messi dhe Inter Miami përballen me një betejë të vështirë kundër Portos në Atlanta.

Pas një barazimi zhgënjyes kundër Al Ahlyt, skuadra e Messit është nën presion për të realizuar fitore dhe për të mbajtur gjallë ëndrrat e tyre për Kupën e Botës për Klube.

Ndeshja Inter Miami – Porto luhet të enjten nga ora 21:00 në stadiumin “Mercedes-Benz”, në Atlanta.

Kjo përballje i takon grupit A. Katër skuadrat e këtij grupi kanë nga një pikë. 

Ekipi i mbushur me yje i Inter Miamit, i udhëhequr nga Messi dhe Luis Suarez, do të përballet kundër mbrojtjes së fortë të Portos. 

Të dyja ekipet janë të etura për fitore, ndërsa pritet përballje epike. A do ta bëjë Messi magjinë e tij dhe ta udhëheqë Inter Miamin drejt një fitoreje historike, apo Porto do të jetë shumë e fortë për t’u mposhtur. Kjo mbetet të shihet. Por spektakli do të jetë i garantuar.