Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Me Muriqin në portë, Sassuolo gëzon stabilitet

Arijanet Muriq

Portieri i Kosovës, Aro Muriq, ka ndikuar drejtpërdrejtë në rezultatet pozitive të Sassuolos këtë edicion.

Me Muriqin në portë, Sassuolo nuk ka pësuar gol në dy ndeshjet e fundit, kundër Veronës dhe Lecces.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Viti 2022 ishte i fundit kur Sassuolo kishte mbajtur portën e paprekur në dy ndeshje rresht. Dhe kjo u arrit këtë vit falë ndikimit të portierit Muriq.

“Muriq iu bashkua gjatë verës Sassuolos. Ai po dëshmon të ketë rol kyç në projektin e trajnerit Fabio Grosso”, shkruan sajti i afërt me klubin italian “sassuolonews.net”.

Muriq u huazua te Sassuolo nga Ipswichi i Anglisë.

Sassuolo zë vendin e nëntë me dhjetë pikë.