Ylli i Napolit, Scott McTominay, e ka shënuar golin më të mirë të muajit shkurt në Serie A. Bëhet fjalë për golin në fitoren 3:2 ndaj Genoas.
Goli i skocezit për 2:1 në ndeshjen që u luajt më 7 shkurt, u votua si më i miri, ka shkruar të mërkurën “Football-Italia”.
Ish-mesfushori i Manchester Unitedit i ka shënuar dhjetë gola dhe ka dhuruar katër asistime në 34 paraqitje në të gjitha garat e këtij edicioni.
Il gol di McTominay contro il Genoa vince l’Iliad Goal Of The Month di febbraio 🤩 pic.twitter.com/afpbKn78GR