Futboll

Mbappe në dyshim për ndeshjen hapëse të Real Madridit

Mbappe

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, është në dyshim për ndeshjen e parë të Real Madridit në Kupën e Botës për klube kundër ekipit saudit, Al Hilal. Mbappe mungoi në stërvitje të martën për shkak të gripit.

Ndeshja Real Madrid – Al Hilal luhet të mërkurën nga ora 21:00 në Miami. I takon grupit H, pjesë e të cilit janë edhe Salzburgu e Pachuca. Burime nga klubi i kanë thënë “Reutersit” se Mbappe është zgjuar me temperaturë të lartë. 

Mungesa e mundshme e Mbappes e lë trajnerin e ri të Real Madridit, Xabi Alonson, përballë një dileme, pasi francezi është aktualisht qendërsulmuesi i vetëm në skuadër. Braziliani Endrick mbeti jashtë turneut që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një lëndimi muskulor. 

Mbappe ka qenë i rëndësishëm për Real Madridin gjatë edicionit 2024/2025, duke shënuar 31 gola në La Liga që nga transferimi i tij nga Paris Saint-Germaini. 

Real Madridi hyn në turneun e futbollit në SHBA si një nga favoritët, pasi ka dominuar futbollin evropian gjatë dekadës së fundit, duke fituar pesë nga dhjetë trofetë e fundit të Ligës së Kampionëve.

Al Hilali siguroi paraqitjen në Kupën e Botës për Klube pas triumfit në Ligën e Kampionë të Azisë në vitin 2021.