Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Matoshi suspendohet me dy ndeshje

valmir Matoshi

Mesfushori Valmir Matoshi do t’i mungojë Thunit në dy ndeshjet e ardhshme në Superligën e Zvicrës. 

Liga elitare e futbollit zviceran njoftoi të mërkurën se dënimi ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes shumë të ashpër të Matoshit të martën mbrëma ndaj Ledian Sahitajt. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Thuni fitoi 3:0 në ndeshjen e xhiros së 11-të ndaj Winterthurit, ndërsa Matoshi u përjashtua direkt nga loja në minutën e 39-të. Mbrojtësi Sahitaj ndërkohë, që ka pesë paraqitje me Kosovën U21, e la fushën në minutën e 43-të. 

22-vjeçari Matoshi nuk do të luajë ndaj Sionit dhe Servettes. 

Matoshi ka luajtur në të gjitha ndeshjet e këtij sezoni për Thunin, ndërsa ka kontribuuar me një gol.