Klubi spanjoll, Mallorca, dërgoi ekip gazetarësh në Bratislavë të Sllovakisë për të përcjellë nga afër ndeshjen Sllovaki – Kosovë.
Dy lojtarë të kësaj skuadre, Vedat Muriqi, dhe Martin Valjent i Sllovakisë u përballën në Stadiumin Nacional në Bratislavë.
Mbrojtësi Valjent e shënoi golin e parë, por Muriqi u largua fitues nga fusha.
“I dëshiroj shumë fat në ndeshjen e së martës. Shpresoj se ai do ta realizojë ëndrrën e tij dhe do të kualifikohet në Botëror. Ka pritur gjatë për këtë”, ka thënë Valjent.
Edhe Muriqi ka folur fjalët më të mira për bashkëlojtarin sllovak, pa nisur ndeshja.
Artikuj të ngjashëm
-
Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin
-
Mallorca me tjetër postim: Pirati më i dashur në botë
-
Muriqi - tmerri i kundërshtarëve dhe lojtari më me ndikim për skuadër në La Liga
-
Muriqi: Goli për Kosovën, Shqipërinë, gjithë shqiptarët
-
Muriqi: Jemi të lumtur, por na ka mbetur edhe një hap për të arritur në Botëror