(UEFA) – Ndryshime të mëdha mund të bëhen brenda një viti. Në vitin 2024, ishte vendosmëria e lojtarëve të Borussia Dortmundit në fazën e mbrojtjes që theu zemrat e parisienëve. Kalimi në finalen e “Wembleyt” u rrëshqiti nga duart, por ai dështim ndezi zjarrin. Tani, Munihu – vendi i klubit që e mposhti Parisin në finalen e vitit 2020 – do të jetë qyteti për ndeshjen e fundit të parisienëve në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. A është koha e tyre?
Pasi e eliminoi Arsenalin në gjysmëfinale, Luis Enrique për televizionin francez, tregoi se ku ndryshon PSG-ja e këtij viti me atë të kaluarin.
“Mendoj se kemi bërë punë të mirë sezonin e kaluar, por nuk ishte mjaftueshëm”, tha ai. Këtë kampanjë, ai solli energji dhe përkushtim të ri. “Secila seancë stërvitore ka qenë në nivel të lartë, lojtarët kanë qenë të shkëlqyer”.
Ekipet e reja – pavarësisht a janë në moshë, me përvojë apo të ekspozuar në projekt – kanë nevojë për një trajner që guxon.
Fituesi i Ligës së Kampionëve me Barcelonën në vitin 2015, beson fuqishëm në punën e palodhur dhe përkushtimin e madh, për t’u përmirësuar.
“Portieri e fitoi ndeshjen”
Nga perspektiva parisiene, askush nuk ka më shumë merita sesa Gianluigi Donnarumma.
“Lojtari më i mirë i të dyja ndeshjeve ishte portieri”, ka deklaruar trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, në konferencën për shtyp pas ndeshjes. “Portieri ua fitoi të dyja ndeshjet”.
Pasi pati pesë pritje vendimtare në Londrën veriore, portieri shtatlartë ishte hero edhe në kryeqytetin francez, duke i ndalur gjuajtjet e Martin Odegaardit dhe Bukayo Sakas.
Tjetër lojtar vendimtar te PSG-ja në mbrëmjen e së mërkurës ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, Achraf Hakimi. Pozita e tij natyrale është mbrojtës i djathtë, por marokeni shënoi në pjesën e dytë si të ishte sulmues. Pasi u mbyll ndeshja, 26-vjeçari e përgëzoi trajnerin e tij.
“Ai ka bërë punë të jashtëzakonshme qëkur ka ardhur”, ka thënë Hakimi. Ai ka krijuar skuadër fantastike, dhe prapa fshihet një punë shumë e madhe. Ai është mjeshtër”.
Luis Enrique respekton Interin
Donnarumma dhe Hakimi kanë përfituar nga trajneri Luis Enrique. Por kapiteni Marquinhos është lidhja e Parisit të ri me të kaluarin. Braziliani, i mbijetuari i vetëm nga disfata e vitit 2020 nga Bayerni, ka hapur plagën.
“E di se sa shumë dhemb të humbësh një finale”, thotë ai. “Ajo kokëdhembje është diçka për të cilën do t’u flas bashkëlojtarëve”.
Kështu që vëmendja kthehet kah Munihu ku po pret Interi – skuadra “që është e fortë me dhe pa top” sipas Luis Enriques. Pjekuria dhe zgjuarsia e “nerazzurrëve” vlerësohet nga trajneri 55-vjeçar.
“Ata kanë më shumë eksperiencë se ne, jo vetëm në aspektin e moshës, por është klub që e ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve”.
Parisi, e pranon ai, “i ka vetëm dy finale”. Por, shumëkush që bën krahasime mes dy skuadrave parisiene, sheh ndryshim në mentalitet. Ndryshim i ndikuar dhe frymëzuar nga një trajner i caktuar.