Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhiroja e dytë e Championsit

Champions

Goli i Rrahmanit nuk i mjaftoi Napolit në pjesën e parë

19 o. më parë / 13 tet 2026 21:57
Amir Rrahmani

Amir Rrahmani e kaloi Napolin në epërsi 1:0 me golin e shënuar në minutën e tetë.

Por skuadra spanjolle, Villarreal shënoi më pas dy gola të shpejtë për epërsinë 2:1 të pjesës së parë.

Golin e barazimit e shënoi Georges Mikautadze në minutën e 23-të, kurse pas tre minutave spanjollët nëpërmjet Santiago Mourinos shënuan golin e epërsisë 2:1.

Skuadra tjetër italiane, Inter, e mbylli baras 1:1 pjesën e parë kundër Club Brugge.

Nicolo Tresoldi në minutën e 30-të shënoi nga penalltia për epërsinë e belgëve, kurse Lautaro Martinez në minutën e 44-t shënoi për barazimin 1:1.

Baras pa gola përfunduan pjesët e para të ndeshjes Arsenal – Lille dhe Leipzig – PSV.

Atletico në epërsi ndaj Unitedit pas pjesës së parë

19 o. më parë / 13 tet 2026 21:55
Atletico

Atletico Madridit i ka takuar pjesa e parë e ndeshjes kundër Manchester Unitedit.

Atletico shënoi një gol në pjesën e parë të ndeshjes që i takon xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Golin për 1:0 e shënoi Pablo Barrios.

Ai realizoi në minutën e parë.

Mbyllet baras pjesa e parë në Stamboll

19 o. më parë / 13 tet 2026 21:53
Barcelona

Ka përfunduar baras 1:1 pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në Stamboll, ndërmjet Galatasarayt dhe Barcelonës.

Gjiganti turk kaloi në epërsi në minutën e 28-të nëpërmjet Aleksey Batrakovit, ndërsa, pasi iu anulua një gol, Barcelona shënoi golin e barazimit 1:1.

Në minutën e 43-të golin e barazimit për Barçën e shënoi Joao Cancelo.

Bayerni po pëson 2:0 nga Vikingu

20 o. më parë / 13 tet 2026 21:51
Viking

Gjiganti gjerman Bayerni është duke pësuar 2:0 nga Vikingu, në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Gianni Stensness në minutën e dytë shënoi golin e epërsisë.

Për 2:0 golin e realizoi Peter Christiansen.

Vikingu norvegjez është vendës.

Barcelona shënon golin e barazimit

20 o. më parë / 13 tet 2026 21:45
Barcelona

Barcelona ka shënuar golin e barazimit 1:1. 

Golin për gjigantin spanjoll e shënoi, Joao Cancelo.

VIDEO:

Bayerni e pëson edhe golin e dytë

20 o. më parë / 13 tet 2026 21:41
Kompaany

Bayerni e ka pësuar edhe golin e dytë ndaj Vikingut. Për 2:0 shënoi Peter Christiansen.

VIDEO:

Galatasaray në epërsi ndaj Barcelonës, Interi pëson gol

20 o. më parë / 13 tet 2026 21:31
Batrakov

Gjiganti turk, Galatasaray, ka kaluar në epërsi ndaj Barcelonës.

Golin për 1:0 e shënoi rusi, Alexey Batrakov. 

Ai shënoi golin e epërsisë në minutën e 28-të.

VIDEO:

Ndërkohë, edhe Interi është duke pësuar nga Club Brugge 1:0.

Nicolo Tresoldi ishte i saktë nga penalltia në minutën e 29-të.

Amir Rrahmani shënon gol në Champions

20 o. më parë / 13 tet 2026 21:12
Amir Rrahmani

Mbrojtësi Amir Rrahmani ka shënuar gol për Napolin në Ligën e Kampionëve.

Rrahmani mposhti portierin e Villarrealit në tentimin e dytë. 

Gjuajtja e parë me kokë u prit nga portieri i vendësve. Por topi që përfundoi në traversë u kthye te Rrahmani, i cili shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e tetë.

VIDEO:

Vikingu shokon Bayernin

20 o. më parë / 13 tet 2026 21:08
Viking

Vikingu ka kaluar në epërsi ndaj gjigantit gjerman, Bayern.

Norvegjezët shënuan golin e epërsinë në minutën e dytë.

Gianni Stensness realizoi golin e epërsisë Vikingun norvegjez.

Unitedi pëson gol në minutën e parë nga Atletico

20 o. më parë / 13 tet 2026 21:06
Manchester United

Manchester United ka pësuar gol në minutë e parë nga Atletico Madrid. Golin për 1:0 e shënoi Pablo Barrios.

VIDEO: