Superndeshje do të luhen në fazën e ligës në garën elitare evropiane për klube të futbollit, Ligën e Kampionëve.

Championsi, superndeshje në fazën e ligës

2 o. më parë / 28 gus 2025 19:03
Liga e Kampioneve - shorti

Photo: Associated Press

Superndeshje do të luhen në fazën e ligës në garën elitare evropiane për klube të futbollit, Ligën e Kampionëve.

Shorti është tërhequr të enjten pasdite në Monaco. Zlatan Ibrahimoviq e Leita Kaka madhështuan ceremoninë e shortit, ndërsa kjo dyshe përcaktoi përmes shortit disa ndeshje të nivelit më të lartë.

Kampioni në fuqi, Paris Saint-Germaini, do të përballet me Bayernin e Barcelonën, ndër të tjera, në fazën e ligës. Atalanta, Bayer Leverkuseni, Tottenhami, Sportingu, Newcastle dhe Athletic Bilbao janë kundërshtarët e tjerë të PSG-së në fazën e ligës.

Real Madrid – Manchester City është tjetër superndeshje. Klubi mbretëror spanjoll do të përballet edhe me Liverpoolin, Juventusin, Benfican, Marceillen, Olympiacosin, Monacon e Kairat Almatyn.

Manchester City pos me Real Madridin do të përballet edhe me Dortmundin, Bayer Leverkusenin, Villarrealin, Napolin, Bodo/Glimtin, Galatasarayn e Monacon.

Bayerni përballet me Chelsean, Parisin, Bruggen, Arsenalin, Sportingun, PSV-në, Unionin dhe Pafosin.

Liverpooli luan ndër të tjera me Interin, por edhe me skuadra tjera të mëdha.

Championsi për herë të dytë zhvillohet me fazë të ligës që ka zëvendësuar atë grupore. Në ligë janë plot 36 skuadra, ndërsa secila skuadër përballet me nga tetë kundërshtarë të ndryshëm.

Pas tetë xhirove në fazën e ligës, tetë skuadrat e para kualifikohen direkt në një të tetën e finales.

Skuadrat prej vendit të nëntë deri në vendin e 24-t kualifikohen në plejofin e fazës nokaut. Ndërkohë skuadrat prej vendit të 25-të e deri në vendin e 36-të eliminohen.

Të gjitha skuadrat përballen me nga dy kundërshtarë të vazos së parë, dy të vazos së dytë, dy të vazos së tretë dhe dy të vazos së katërt.

Orari i ndeshjeve do të saktësohet të shtunën. Ndeshjet e xhiros së parë janë prej 16 deri më 18 shtator. Më 30 shtator dhe 1 tetor është xhiroja e dytë. Xhiroja e fundit e fazës së ligës është më 28 janar 2026.

Në fazën e ligës janë katër skuadra debutuese: Bodo/Glimt, Kairat, Pafos dhe Union Saint-Gilloise.

Edicioni i parë i Championsit me fazë të ligës është vlerësuar shumë i suksesshëm. Dhe garë dramatike pritet edhe në edicionin e dytë.

Kundërshtarët e Championsit të skuadrave të vazos së parë

PSG: Bayern, Barcelona, Bayer Leverkusen, Tottenham, Sporting, Newcastle United, Athletic Bilbao

Real Madrid: Manchester City, Liverpool, Juventus, Benfica, Marseille, Olympiacos, Monaco, Kairat

Manchester City: Borussia Dortmund, Real Madrid, Bayer Leverkusen, Villarreal, Napoli, Bodo/Glimt, Galatasaray, Monaco

Bayern: Chelsea, PSG, Club Brugge, Arsenal, Sporting, PSV, Union SG, Pafos

Liverpool: Real Madrid, Inter, Atletico Madrid, Eintracht Frankfurt, PSV, Marceille, Qarabag, Galatasaray

Inter: Liverpool, Borussia Dortmund, Arsenal, Atletico Madrid, Slavia Praga, Ajax, Kairat, Union SG

Chelsea: Barcelona, Bayern, Benfica, Atalanta, Ajax, Napoli, Pafos, Qarabag

Borussia Dortmund: Inter, Manchester City, Villarreal, Juventus, Bodo/Glimt, Tottenham, Athletic Bilbao, Copenhagen

Barcelona: PSG, Chelsea, Eintracht Frankfurt, Club Brugge, Olympiacos, Slavia Pragë, Copenhagen, Newcastle United

Parisi përballet me Bayernin, Barcelonën e Atalantan

3 o. më parë / 28 gus 2025 18:39
PSG

Kampioni në fuqi, PSG, do të luajë me Bayernin, Barcelonën, Atalantan, Bayer Leverkusenin dhe skuadra të tjera në fazën e ligës në Champions.

Barcelona luan me PSG-në e Chelsean

3 o. më parë / 28 gus 2025 18:39
Barcelona

Photo: Associated Press

Barcelona – PSG do të jetë një prej top-ndeshjeve në Champions.

Barcelona përballet edhe me Chelsean e Frankfurtin.

Real Madridi luan ndaj Manchester Cityt, Liverpoolit e Juventusit

3 o. më parë / 28 gus 2025 18:35
Real Madrid

Real Madridi do të ketë superndeshje në fazën e ligës në Champions.

Ndër të tjera do të përballet me Manchester Cityn, Liverpoolin e Juventusin.

Bayerni luan ndaj Parisit, Chelseat e Arsenalit

3 o. më parë / 28 gus 2025 18:32
bayern

Shorti i Championsit ka nisur me supersfida.

Bayerni do të përballet me Chelsean, Parisin, Arsenalin në fazën e ligës.

Ibrahimoviqit çmimi i presidentit të UEFA-s

3 o. më parë / 28 gus 2025 18:21
Zlatan Ibrahimoviq

Zlatan Ibrahimoviq është nderuar me çmimin e presidentit të UEFA-s, Aleksandar Çeferin.
Kjo u bë e ditur në ceremoninë e shortit të shortit të UEFA-s në Monaco.

“Këtë çmim e pranoj me shumë krenari. E falënderoj presidentit Çeferin. Jam shumë i lumtur. Jam falënderues”, ka thënë Ibrahimoviq.

UEFA ka përgatitur një material shumë interesant me Zlatanin dhe drejtuesit e UEFA-s lidhur me ndryshimet e bëra në formatin e Championsin.

UEFA me çmim të veçantë për Chelsean

3 o. më parë / 28 gus 2025 18:10
UEFA me çmim të veçantë për Chelsean

Chelseat i është ndarë një çmim i veçantë në ceremoninë e shortit të Ligës së Kampionëve. 

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin nderoi Chelsean me çmim special si klubi i vetëm që ka fituar gjitha garat kryesore aktuale evropiane në futboll: Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Ligën e Konferencës, Superkupën e Evropës.