Futboll

Live: KuPS - Drita

KF Drita

Tjetër rast për Dritën

12 min. më parë / 2 tet 2025 19:22
Arb Manaj

Drita ka lëshuar një rast të mirë në minutën e 34-t. Pas një aksioni të gjatë, gjuajtjen e Arb Manajt nga afërsia e priti portieri i KuPS-it, Johannes Kreidl. 

Ishte rasti më i mirë për Dritën në këtë ndeshje që po luhet në Tampere të Finlandës.

Drita me rastin e parë

36 min. më parë / 2 tet 2025 18:58
ARb Manaj

Drita ka krijuar rastin e parë në ndeshjen kundër KuPS-it. 

Gjuajtja e sulmuesit Arb Manaj në minutën e 11-të u prit nga portieri i ekipit finlandez.

Superpritje e Malokut

46 min. më parë / 2 tet 2025 18:49
Faton Maloku

Faton Maloku

Faton Maloku e ka shpëtuar skuadrën e Dritës që në minutën e dytë të ndeshjes.

Ai priti një gjuajtje shumë të fuqishme nga afërsia dhe nuk lejoi që Drita të pësonte gol në fillim të ndeshjes.

Drita publikon formacionin startues për ndeshjen ndaj KuPS-it

2 o. më parë / 2 tet 2025 17:35
Drita

Trajneri Zekirija Ramadani ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen debutuese të Dritës në Ligën e Konferencës.

Drita luan nga ora 18:45 kundër KuPS-it në Tampere të Finlandës. Ndeshja KuPS – Drita i takon xhiros së parë të fazës së Ligës në Ligën e Konferencës.

Në përbërjen e parë mungon kapiteni Rron Broja. Shiritin e kapitenit në këtë ndeshje do ta bartë, Besnik Krasniqi.