Leverkuseni fiton derbin ndaj Dortmundit

4 d. më parë / 10 jan 2025 22:43
Leverkusen

Photo: Associated Press

Bayer Leverkuseni e ka fituar derbin ndaj Borussia Dortmundit si mysafir me rezultatin 3:2.

Ndeshja u luajt të premten në mbrëmje dhe i takoi javës së 16-të të Bundesligës gjermane.

Nathan Tella i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e parë të ndeshjes.

Shtatë minuta më pas, Patrik Schick i dyfishoi shifrat për Leverkusenin.

Dortmundi në minutën e 12-të e ngushtoi rezultatin.

Jamie Gittens shënoi për 2:1.

Schick në minutën e 19-të realizoi për 3:1 në të mirë të mysafirëve.

Serhou Guirassy në minutën e 79-të realizoi për 3:2 nga penalltia, por goli i tij nuk mjaftoi pasi Leverkuseni në fund arriti që t’i sigurojë tre pikë shumë të vlefshme.

Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te mysafirët.

Leverkuseni ka 35 pikë dhe është në vendin e dytë.

Bayern Muencheni është lider me një pikë më shumë.

Dortmundi ka 24 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë.

Leverkuseni e shënon golin e tretë

4 d. më parë / 10 jan 2025 21:08
schick

Bayer Leverkuseni e ka realizuar golin e tretë ndaj Dortmundit.

Për 3:1 realizoi sërish Patrik Schick në minutën e 19-të.

Kjo ndeshje i takon javës së 16-të të Bundesligës gjermane.

VIDEO:

Dortmundi rikthehet në lojë, e ngushton rezultatin

4 d. më parë / 10 jan 2025 21:00
Gittens

Borussia Dortmundi e ka ngushtuar rezultatin ndaj Bayer Leverkusenit.

Për 2:1 realizoi Jamie Gittens në minutën e 12-të.

Kjo ndeshje i takon javës së 16-të të Bundesligës gjermane.

VIDEO:

Leverkuseni dyfishon epërsinë

4 d. më parë / 10 jan 2025 20:57
Patrik Schick

Bayer Leverkuseni e ka dyfishuar rezultatin ndaj Dortmundit.

Patrik Schick realizoi për 2:0 në minutën e tetë.

Kjo ndeshje i takon javës së 16-të të Bundesligës gjermane.

VIDEO:

Leverkuseni kalon në epërsi që në minutën e parë

4 d. më parë / 10 jan 2025 20:51
tella

Bayer Leverkuseni ka kaluar në epërsi ndaj Dortmundit që në minutën e parë të ndeshjes.

Nathan Tella shënoi gol të bukur me goditje nga distanca për 1:0.

Shtyhet fillimi i derbit të Bundesligës

4 d. më parë / 10 jan 2025 20:40
dortmund

Ndeshja mes Borussia Dortmundit dhe Bayer Leverkusenit është dashur të fillojë në ora 20:30.

Por për shkak të ngarkesës në trafik, ndeshja fillon në ora 20:45, ka njoftuar Kicker.