Futboll

Lewandowski: Ishim më të mirë se Interi

Robert Lewandowski

Robert Lewandowski është golashënuesi më i mirë i Barcelonës në tri edicionet e fundit. Me Barçën e ka fituar dy herë titullin e kampionit, një herë Kupën e Mbretit dhe dy herë Superkupën e Spanjës. I vetmi trofe që i ka mbetur pa fituar është ai i Ligës së Kampionëve. Në edicionin që tashmë ka përfunduar, Barça ishte shumë afër që ta fitonte “Championsin”, por u ndal nga Interi në gjysmëfinale. 

Në gjysmëfinale “neroazzurët” e fituan dramën me Barcelonën, 7:6, pas dy ndeshjeve.
Pavarësisht se Interi kaloi në finale, Lewandowski mendon se Barça ishte ekip më i mirë. 

“Do të ishte mirë të fitonim Ligën e Kampionëve. Nëse do ta kishim fituar ndeshjen e parë ndaj Interit, do të ishim në Munih. Në fund, humbëm duke pësuar dy gola shumë shpejt. Pastaj shënuam edhe tre gola, por nuk mjaftuan për të arritur në finale. Mendoj se ishim më të mirë si ekip, por diçka mungonte. Liga e Kampionëve është një objektiv për çdo lojtar, gjithmonë një garë për ta fituar”, ka thënë qendërsulmuesi me shumë përvojë, shkruan të hënën “MundoDeportivo”. 

Lewandowski me Barçën ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. 

36-vjeçari Lewandowski te Barça u transferua në vitin 2022 nga Bayern Muncheni për 45 milionë euro.