Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kryeziu, përzgjedhës i ri i Kosovës U21

Hekuran Kryeziu

Ish-futbollisti i Kosovës, Hekuran Kryeziu, është graduar në postin e përzgjedhësit të Kosovës U21. Kryeziu iu besua posti i selektorit, pas largimit të Afrim Tovërlanit.

Tovërlani la Kosovën U21 për të drejtuar Prishtinën. Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se Tovërlani është liruar nga detyra me kërkesë të tij dhe me marrëveshje të dyanshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeziu deri më tani ishte ndihmës i Tovërlanit.

“Nga tani, përgjegjësinë e përzgjedhësit të Kombëtares U21 do ta marrë Hekuran Kryeziu, i cili deri më tani ka qenë ndihmëstrajner i Tovërlanit. Kryeziu, me një karrierë të bujshme si futbollist, si në nivel klubesh, por po ashtu edhe me fanellën e Kombëtares dardane, do të vazhdojë punën bashkë me pjesën tjetër të stafit të trajnerëve, me synimin e vazhdimësisë së rezultateve pozitive dhe stabilitetit në ekipin kombëtar U21. Me këtë rast, FFK u uron sukses të dy trajnerëve në sfidat e tyre të reja, teksa do të vazhdojë të ndjekë frymën e profesionalizmit dhe afrimit të ish-futbollistëve të Kombëtares në detyra të reja”, ka shkruar FFK-ja.