Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Krasniqi shënon gol, por Sparta Praga mposhtet

Ermal Krasniqi

Ermal Krasniqi ka shënuar gol që megjithatë nuk ka mjaftuar që Sparta Praga të evitojë humbjen.

Të premten mbrëma, Sparta u mposht në shtëpi nga Sigma Olomuc. Ndeshja i takoi xhiros së dhjetë të kampionatit të Çekisë.

Krasniqi në lojë hyri në minutën e 85-të, ndërsa shënoi në minutën e 91-të. Ishte goli i fundit në ndeshje.

Albion Rrahmani u aktivizua në minutën e 71-të.

Te Sparta Praga startoi vetëm Qazim Laçi. Indrit Tuci u aktivizua në minutën e 61-të.

Sparta e ka pësuar humbjen e parë në edicionin 2024/2025.

Edhe Krasniqi shënon golin e dytë për Sparta Pragën Futboll Krasniqi shënon golin e dytë për Sparta Pragën

Krasniqi i ka tri gola në nëntë paraqitje.

GOLI