Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova U21 me fitore të rëndësishme ndaj Izraelit

Kosova U21

Kosova U21 / Ilustrim

(20:57) - Goli i bukur i Milot Avdylit në minutën e 11-të ka vendosur sfidën mes Kosovës U21 dhe Izraelit.

Ndeshja e luajtur të martën mbrëma në Gyor të Hungarisë i takoi kualifikimeve për Evropianin 2025  të Shpresave.

Izraeli e organizoi ndeshjen në Hungari, por mbeti duarthatë.  Avdyli,  që ishte kapiten i Kosovës, gjuajti bukur nga distanca.

Kosova U21 është e katërta në grup pas tetë xhirove. I ka 12 pikë, aq sa edhe Bullgaria në vendin e tretë. Udhëheq Gjermania me 22 pikë, ndërsa Polonia i ka 18. Pas Kosovës janë Izraeli me tri pikë dhe Estonia me një.

Më 11 tetor, Kosova U21 e pret Poloninë, ndërsa më 15 tetor mbyll kualifikimet me ndeshjen në udhëtim ndaj Estonisë.

Edhe Kosova U21 mbyll me humbje kualifikimet për EURO 2025 Futboll Kosova U21 mbyll me humbje kualifikimet për EURO 2025

Kosova U21 në epërsi pas pjesës së parë

(19:47) - Përfaqësuesja e Kosovës U21 në futboll e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi prej 1:0 ndaj Izraelit. Për 1:0, realizoi Milot Avdyli në minutën e 11-të. Ndeshja ndërmjet Izraelit dhe Kosovës është e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2025”.

Kosova ka nëntë pikë në vendin e katërt, ndërsa Izraeli vetëm tri në vendin e pestë.


Kosova në epërsi ndaj Izraelit

Përfaqësuesja e Kosovës U21 në futboll ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Izraelit.

Milot Avdyli në minutën e 11-të realizoi për 1:0.

Edhe Kosova U21 e luan ndaj Estonisë ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2025 Futboll Kosova U21 e luan ndaj Estonisë ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2025

Ndeshja ndërmjet Izraelit dhe Kosovës është e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2025”.

Kosova ka nëntë pikë në vendin e katërt, ndërsa Izraeli vetëm tri në vendin e pestë.