Meriton Korenica nuk do të luajë në Superkupën e Rumanisë për Clujin ndaj FCSB-së, pasi është suspenduar për dy ndeshje. Ai gjithashtu duhet të paguajë gjobë.
Superkupa e Rumanisë luhet më 5 korrik në “Steaua Stadium”.
Suspendimi dhe gjoba për mesfushorin e Clujit u zyrtarizua të mërkurën nga Federata e Futbollit e Rumanisë.
28-vjeçari Korenica u ndëshkua direkt me të kuq më 23 maj, në ndeshjen e fundit të kampionatit, në barazimin 1:1 në shtëpi ndaj FCSB-së.
Korenica ishte përjashtuar nga loja në minutën e 38-të.
Ai është gjobitur edhe me afro 600 euro.
Korenica në edicionin që tashmë ka përfunduar, ishte titullar i padiskutueshëm nën drejtimin e trajnerit Dan Petrescu te Cluji.
Futbollisti i Kosovës i realizoi 12 gola dhe dhuroi shtatë asistime në 50 paraqitje.