Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kjo është skuadra e parë që eliminohet nga Championsi

Openda

RB Leipzigu është skuadra e parë që është eliminuar nga Liga e Kampionëve sivjet.

Skuadra gjermane pësoi humbje 3:2 në shtëpi nga Aston Villa të martën mbrëma, duke i dhënë fund shpresave për të siguruar një vend në fazën tjetër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas gjashtë ndeshjeve, Leipzigu ka po aq humbje.

Kur i kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund, skuadra që drejtohet nga Marco Rose nuk ka gjasa matematikore për kalim tutje.

Vendi i 24-t që të dërgon në fazën 1/16 mbahet nga PSG-ja që ka shtatë pikë. Kjo do të thotë se edhe nëse Leipzigu fiton ndaj Sportingut dhe Sturm Grazit, kalimi tutje është i pamundur.