Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kimmichut i vdes babai, mungon ndaj Arsenalit

Joshua Kimmich

Joshua Kimmich nuk do të luajë për Bayern Munichun sonte nga ora 21:00 ndaj Arsenalit, pasi i vdiq babai. 

Lajmi për vdekjen e babait të Kimmichut dhe mungesës së tij u bë i ditur të mërkurën në mëngjes nga klubi bavarez. 

“I gjithë ekipi i Bayern Munichut është me Joshua Kimmichun”, ka shkruar Bayerni, ndërsa ka kërkuar që të respektohet privatësia e tij. 

Kimmich mungoi edhe në stërvitjen e së martës, ndërsa Bayerni shkroi se mungoi për arsye personale. 

Bayernit sonte i mungon edhe Michael Olise për shkak të suspendimit.