Kapitenia e Kosovës në futboll, Erëleta Memeti, ka shkëlqyer në ndeshjen e parë të çerekfinales së edicionit inaugurues të Kupës së Evropës. Eintracht Frankfurti të mërkurën mbrëma e mposhti në shtëpi 4:0 skuadrën Nordsjaelland.
Memeti asistoi në golin e parë të minutës së 14-të, ndërsa shënoi tre minuta pas pushimit. U zëvendësua në minutën e 84-t.
Kupa e Evropës për futbolliste është gara e dytë e UEFA-s për nga rëndësia, pas Ligës së Kampionëve.
Eintracht Frankfurti është katër herë fituese e Championsit.
Ndeshja kthyese luhet pas një jave, por Eintracht Frankfurti me këtë rezultat, i është afruar gjysmëfinales.
Artikuj të ngjashëm
-
Kapitenia e Kosovës asiston në fitoren e thellë të Frankfurtit
-
Erëleta Memeti me Eintracht Frankfurtin në gjysmëfinale të Kupës së Evropës
-
Goli i kapitenes së Kosovës nuk i mjafton Frankfurtit
-
Kapitenia e Kosovës në mesin e më të dalluarave në “Women’s Europa Cup”
-
Memeti shënon gol në derbin e Bundesligës