Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kampioni luan me Lyonin në derbin e Francës

Hakimi shënon dy gola për fitoren e PSG-së

Derbi i xhiros së 12-të në kampionatin e Francës vlerësohet të jetë ai ndërmjet Lyonit dhe Paris Saint-Germainit.

Do të luajnë dy skuadrat me traditë të gjatë në futbollin francez.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lyoni e pret Parisin të dielën nga ora 20:45.

Parisi është lider me 24 pikë. Katër pikë më pak i ka Lyoni në vendin e gjashtë.

Parisienët kanë tri barazime në pesë ndeshjet e fundit në kampionat.

Parisi do të hyjë në ndeshje pas disfatës që e pësoi të martën nga Bayerni në Ligën e Kampionëve.

Parisi i ka fituar pesë ndeshjet e fundit ndaj Lyonit.

Të shtunën nga ora 21:05 luhet një derbi tjetër, mes Monacos dhe Lensit.

Lensi ka 22 pikë në vendin e tretë, kurse Monaco ka dy pikë më pak në pozitën e pestë.