Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ipswichi i Aro Muriqit shmang humbjen

Arjanet Muriq

Sam Morsy ka shënuar gol në minutën e 95-të për të ndihmuar Ipswich Townin të shmang humbjen nga Southamptoni.

Ndeshja e së shtunës përfundoi 1:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Skuadra vendase, Southampton, kaloi në epërsi që në minutën e pestë kur Tyler Dibling mposhti portierin e Kosovës, Aro Muriq. Por Ipswichi megjithatë shënoi golin e barazimit fare në fund, pasi dominoi në pjesën e dytë.

Muriq qëndroi në portë gjatë gjithë ndeshjes së xhiros së pestë të Premier Leagues.

Ipswichi i ka tri pikë dhe mbetet në pjesën e poshtme të tabelës, njëjtë si Southamptoni që fitoi pikën e parë.