Huliganët rumunë janë ndalur rreth 60 kilometra larg nga Zenica, qyteti në Bosnjë-Hercegovinë, ku po zhvillohet ndeshja mes Bosnjë-Hercegovinës dhe Rumanisë.
Huliganët rumunë gjatë ditës u ndalën në Beograd dhe shpalosën një flamur provokues. Po ashtu bënë thirrje në përkrahje të kriminelit të luftës, Ratko Mladiq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë gjithë huliganët rumunë janë kontrolluar detajisht nga policia e Bosnjë-Hercegovinës, njoftojnë mediumet rumune.
Policia ka pasur trajtim të veçantë ndaj atyre që kanë pasur simbole të Serbisë.
“U morën të gjitha fanellat në të cilat ishte shfaqur flamuri apo emri i Serbisë”, kanë raportuar mediat rumune.
Bëhet fjalë për huliganët e njëjtë që kishin bërë telashe të shumta në ndeshjet e Rumanisë me Kosovën.