Mbrojtësit Achraf Hakimi dhe Nordi Mukiele janë përfshirë në listën e 23 futbollistëve që do të udhëtojnë për ndeshjen ndaj Barcelonës, ka raportuar të hënën medium spanjoll, “MundoDeportivo”.
Marokeni Hakimi në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve nuk ishte i gatshëm për ndeshje, pasi ishte i suspenduar për shkak të kartonëve të verdhë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa francezi, Mukiele mungoi për shkak të një lëndimi të lehtë që e pësoi.
Gjiganti spanjoll fitoi në ndeshjen e parë çerek finale ndaj Parisit me rezultat 3:2.
Ndeshja e kthimit ndërmjet dy skuadrave do luhet të martën në stadiumin “Estadio Olimpicio Lluis Companys”, nga ora 21:00.
Skuadra e cila kalon tutje në gjysmëfinale të Champions Leagues do të takohet me fituesin e ndeshjes ndërmjet Atletico Madridit dhe Dortmundit.