Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hajdini kontribuon me dy asistime në fitoren e Austrisë U19

Hajdini

Përfaqësuesja U19 e Austrisë në futboll e ka siguruar fitoren e dytë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2025, ndërsa kontribut ka dhënë edhe mesfushori shqiptar i Ëolfsbergerit, Florent Hajdini.

Hajdini regjistroi dy asistime në fitoren 4:0 të austriakëve ndaj Ishujve Faroe, në Grupin 10, ku është edhe Kosova U19.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Kosova është nikoqire e këtij grupi.

Hajdini asistoi në golat për 2:0 dhe 3:0, në minutat 64-t dhe 67-të.

U ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 69-të, por luajti në tërë ndeshjen.

Edhe Kosova fiton bindshëm ndaj Austrisë, avancon tutje Sporte të tjera Kosova fiton bindshëm ndaj Austrisë, avancon tutje

Austria U19 ka dy fitore në dy ndeshje të zhvilluara.

Në ndeshjen e parë më 13 nëntor, fitoi ndaj Kosovës 4:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

Evropiani i kësaj grupmoshe organizohet në Rumani në vitin tjetër.