Albian Hajdari ka deklaruar se ndaj Zvicrës të gjithë futbollistët do ta japin maksimumin.
“Është shumë e rëndësishme. jemi në seri shumë të mirë. Edhe ndaj Zvicrës do ta japim maksimumim. Do të hyjmë në ndeshje për t’i marrë tre pikët. Ndeshjen e kaluar kemi shkruar histori”.
Kosova të martën nga ora 20:45 e pret Zvcrën në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026.
Foda: Dëshirojmë t’i fitojmë ndeshjet e plejofit
Pas fitores ndaj Sllovenisë të shtunën, Kosova e siguroi plejofin për Botërorin 2026.
Franco Foda ka theksuar se nëse Kosova arrin t’i fitojë ndeshjet e plejofit do të shkruhej një histori të madhe.
“Tani jemi para publikut tonë. Euforia është e madhe. Dëshirojmë të tregojmë cilsëi. Po ashtu dëshirojmë që t’i fitojmë ndeshjet e plejofit. Nëse i fitojmë ndeshjet e plejofit do të shkruajmë histori të madhe”.