Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shkëlqen Mbappe, Madridi me fitore bindëse ndaj Cityt

Mbappe

Kylian Mbappe ka shkëlqyer për të udhëhequr Real Madridin drejt një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.

Në plejofin e fazës nokaut, kampioni në fuqi e kaloi Manchester Cityn.

Të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, Madridi dominoi plotësisht për fitoren 3:1. Ndeshja e parë në Manchester kishte përfundurar 3:2 në të mirë të madrilenëve.

Që në minutën e katërt francezi Mbappe bëri të qartë se skuadrën e Pep Guardiolas e pret njëra prej mbrëmjeve më të vështira. Ai shënoi gol të bukur me goditje parabolë për 1:0.

Në minutën e 33-të, Mbappe dribloi bukur mbrojtësin Joshko Gvardiol dhe realizoi tjetër gol të bukur për 2:0.

Edhe Reali drejt çerekfinales, ka epërsi të lartë ndaj Cityt Futboll 4 muaj më parë Reali drejt çerekfinales, ka epërsi të lartë ndaj Cityt

Me rezultatin 2:0 përfundoi pjesa e parë.

Por situata nuk ndryshoi as në pjesën e dytë.

Skuadra e Carlo Ancelottit dominoi plotësisht, ndërsa për 3:0 Mbappe shënoi në minutën e 61-të. Këtë herë shënoi me goditje të ultë nga distanca.

Fare në fund, në minutën e 92-të, Manchester City realizoi për 3:1. Nico Gonzalez ishte realizator.

Shorti për një të tetën e finales tërhiqet të premten në ora 12:00.

Me shfaqjen e së mërkurës, Madridi sërish është prej favoritëve për të triumfuar në Champions.

Ndërkohë Manchester City vetëm ka konfirmuar krizën e thellë që po e kalon këtë edicion.


"Hat-trick" nga Mbappe, Madridi po e shkatërron Cityn

Real Madridi po e shkatërron Manchester Cityn. 

Në minutën e 61-të Kylian Mbappe shënoi supergol për 3:0.

Francezi kështu ka kompletuar “hat-trickun”.


Madridi udhëheq 2:0, kalimi në 1/8 e finales thuajse i siguruar

Real Madridi po udhëheq 2:0 ndaj Manchester Cityt, pas pjesës së parë të ndeshjes në “Santiago Bernabeu”.

Edhe Mbappe nuk luan nga fillimi Futboll 4 muaj më parë Mbappe nuk luan nga fillimi

Të dy golat i shënoi Kylian Mbappe. 

Madridi ka fituar edhe në Manchester, 3:2, dhe është shumë pranë kualifikimit në një të tetën e finales në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen mes PSV-së dhe Juventusit nuk janë shënuar gola në pjesën e parë.


Mbappeeeeee, tjetër supergol

Kylian Mbappe nuk ka të ndalur. 

Në minutën e 33-të francezi shënoi tjetër gol të bukur për epërsinë 2;0 të Real Madridit ndaj Manchester Cityt.

Video:


Shënon Mbappe, Madridi në epërsi

Kylian Mbappe ka shënuar supergol për epërsinë 1:0 të Real Madridit ndaj Manchester Cityt.

Mbappe shënoi me goditje parabolë, që në minutën e katërt.


Haaland nuk starton te City

Erling Haaland nuk do të startojë te Manchester City në ndeshjen ndaj Real Madridit.

Është ky vendim i trajnerit Pep Guardiola.

Edhe Real Madridi mposhtet në “Bernabeu”, pozita e Alonsos në rrezik Futboll 7 muaj më parë Real Madridi mposhtet në “Bernabeu”, pozita e Alonsos në rrezik

Në vend të Haalandit do të startojë Omar Marmoush, që realizoi “hat-trick” në fundjavë.

Ndeshja Madrid – City fillon në ora 21:00.