Pati raste për shënim nga të dyja skuadrat në ndeshjen Drita – Shkëndija e Tetovës që i takon xhiros së katërt të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
Por, 45 minutat e para të duelit që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” i ka vendosur goli i shënuar nga Arb Manaj.
Manaj shënoi në minutën e 20-të. Topi nuk u largua mirë nga zona dhe sulmuesi shtatlartë i Dritës përfitoi duke shënuar me goditje të lehtë nga zona.
Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” ka qenë e zjarrtë.
Këtë e kanë bërë të mundur “Intelektualët” e Dritës dhe “Ballistët” e Shkëndijës.
Me fitore, Drita thuajse e siguron avancimin në fazën nokaut. Shkëndija do të bënte hap të madh drejt fazës nokaut po ashtu, në rast të fitores.