Federata Shqiptare e Futbollit i ka zbuluar pesë lojtarët që kanë luajtur në të gjitha ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë gjatë vitit.
Shqipërisë nuk i munguan në asnjërën prej ndeshjeve të vitit 2024 Kristjan Asllani, Mario Mitaj, Nedim Bajrami, Qazim Laçi dhe Jasir Asani. Shqipëria zhvilloi plot 13 ndeshje.
Tri prej 13 ndeshjeve i zhvilloi gjatë Evropianit “Gjermania 2024”.
Shqipëria u paraqit për herë të dytë në Evropian. Humbi nga Italia 2:1, barazoi me Kroacinë 2:2 dhe pësoi nga Spanja 1:0. Por pati një kampanjë dëshpëruese në Ligën e Kombeve.
Përfundoi e fundit në grup me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve do të paraqitet në Ligën C.
Artikuj të ngjashëm
-
Notat e futbollistëve të Shqipërisë sipas Sofascore, kush dështoi?
-
Kuqezinjtë të motivuar për ndeshjen me kampionen evropiane
-
Kompletohet Kombëtarja, për ndeshjen ndaj Azerbajxhanit konkurojnë të gjithë
-
Lojtarët e Shqipërisë nderohen me trofeun “Ëndërr Botërori”
-
Asllani: Kemi bërë ndeshje shumë të mirë