Fitorja ndaj Sllovenisë do të rriste maksimalisht gjasat për kualifikim të Kosovës në Kampionatin Botëror që në vitin 2026 organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.
Por për ta fituar ndeshjen kundër Sllovenisë, përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, pret ndihmën e publikut nga tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Thirrjen për mbështetje Foda e bëri të hënën në konferencë për media.
Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë zhvillohet të premten prej orës 20:45 në Prishtinë.
“Do të jenë dy ndeshje të vështira, jo të lehta, mirëpo pas fitores ndaj Suedisë, ku kemi treguar cilesitë tona, pasionin dhe vendosmëri, skuadra ka treguar se ka mundësi të fitojë edhe ndaj kundërshtarëve të tillë. Sllovenia ka skuadër të fortë me lojtarë të fortë në mbrojtje e po ashtu edhe sulmues të mire. Ka edhe përvojë, por ne do të punojmë maksimalisht për ndeshjet e rashës. Dihet që në shtëpi kemi mundësi të mira, pasi kemi publikun prapa nesh i cili na mbështetë dhe shpresoj të dalim fitues nga ndeshja me Slloveninë”, ka thënë Foda.
Foda tregon nëse Zhegrova do të jetë titullar ndaj Sllovenisë
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka folur për Edon Zhegrovën.
“Tani e rëndësishme ëahtë që Edoni ka gjetur ekip të ri, Juventusin. Po ashtu e rendësishme është që është mirë fizikisht dhe i gatshëm të luaj për Kosovën. Gjërat tjera do t’i diskutoj personalisht me të dhe lojtarët tjerë”, ka thënë Foda.
Foda pret përkushtim maksimal ndaj Sllovenisë
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, pret nga lojtarët e tij paraqitje me përkushtim maksimal nda Sllovenisë.
“Sllovenia është kundërshtar shumë i fortë, mjafton të kujtojmë se në Kampionatin Evropian arriti deri në 1/8 e finales. Por, fitorja ndaj Suedisë na ka dhënë shumë vetëbesim dhe ka ndryshuar atmosferën në ekip. Tani të gjithë besojmë se mund të luftojmë së paku për vendin e dytë në grup. Për të arritur këtë duhet të luajmë si kundër Suedisë, me shpirt ekipor dhe përkushtim maksimal. Jam i bindur se jemi në gjendje të arrijmë një rezultat pozitiv edhe ndaj Sllovenisë.
Kemi katër seanca stërvitore dhe gjatë tyre do të vleresoj kush ëahtë në gjendjen më të
mirë për të nisur nga minuta e parë”, ka thënë Foda. “Loja kundër Zvicres nuk shkoi siç dëshiruam, sidomos në fazën e mbrojtjes. E analizuam me kujdes atë ndeshje dhe bëmë ndryshimet e duhura ndaj Suedisë, përfshirë edhe mungesën e Amir Rrahmanit duke luajtir me tre mbrojtës. Ndryshimet dhanë efwktin e vet. Luajmëm si ekip dhe treguam se mund të jemi rival të denj edhe ndaj skuadrave me emra të mëdhenj. Por, siç dihet futbolli nuk luhet në te kaluaren, por në teëardhmen. Ajo fitore tashme i takon historisë. Morëm tri pikë të rëndësishme, por tani fokusi ynë është te Sllovenia. Kemi krijuar një vetëbesim të mirë dhe pres nga lojtarët të japin maksimumin në këtë përballje”.
Shala flet për mungesat, në dyshim edhe Dellova
Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, ka folur për mungesat për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Suedisë. Ai ka thënë se Kosovës i mungojnë pesë futbollistë. Ka folur pë situatën e Lumbardh Dellovëa dhe ardhjen e Albian Hajdarit.
“Per shkak te lëndimeve mungojnë pesë futbollistë kapiteni Amir Rrahmani, Florent Hadergjonaj, Leart Paqarada, Vesel Demaku dhe Baton Zabergja. Lumbardh Dellova është grumbulluar me skuadrën, por gjendja e tij shëndetësore do të vlerësohet në ditët në vijim. Florian Haxha nuk ka udhëtuar për shkak të një problemi shëndetësor, ndërkohë që në këtë grumbullim kemi futbollistin e ri, Albian Hajdarin”, ka thënë Shala.