Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha janë paraqitur të hënën mbrëma për Leccen që fitoi ndaj Mantovas në rundin e parë të Kupës së Italisë.
Lecce fitoi me rezultatin 2:1 ndaj Mantovas në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Stadio Via del Mare”. Ramadani e kompletoi ndeshjen, ndërsa Berisha në lojë u inkuadrua në minutën e 60-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolat për Leccen i shënoi Kialonda Gaspar në minutën e 14-të dhe Nikola Krstovic në minutën e 86-të. Golin e vetëm për Mantovan e realizoi Davide Bragantini në minutën e 73-të.