Sulmuesi Fisnik Asllani ka publikuar një fotografi të dielën në rrjetet sociale duke njoftuar kthimin në stërvitje.
Ai është shfaqur i buzëqeshur gjatë një seance stërvitore të Hoffenheimit.
“Buzëqeshja tregon gjithçka. I kthyer me djemtë”, ka shkruar Asllani.
Asllani kishte një masë indi dhjamor në pjesën e përparme të gjurit, që shtyu kthimin e tij.
Asllani i mungoi Hoffenheimit në dy ndeshjet e para të Bundesligës shkaku i telasheve me këmbë.
Për shkak të “problemeve shëndetësore” Asllanit i dështoi transferimi te Leipzigu. Tani i gjithë fokusi i tij do të jetë te Hoffenheimi dhe Kosova.