Gianluca Prestianni mund t’i humbë dy ndeshjet e para të fazës së grupeve të Argjentinës, nëse ftohet për Kupën e Botës këtë verë.
Futbollisti i Benficas u dënua në fund të muajit të kaluar me gjashtë ndeshje nga UEFA, tri prej tyre me kusht. Vendimi i UEFA-s të mërkurën ka marrë efekt edhe në garat e organizuara nga FIFA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrestianni është dënuar për veprimet në ndeshjen ndaj Real Madridit, në plejofin e fazës nokaut të Ligës së Kampionëve në muajin shkurt.
Ndeshja në “Estadio da Luz” në Lisbonë ishte ndërprerë për 10 minuta, pasi Vinicius Juniori i Real Madridit, e kishte akuzuar Prestiannin për fyerje raciste.
20-vjeçari e kishte mohuar se ka bërë komente raciste.
“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka vendosur që pezullimi prej gjashtë ndeshjesh i vendosur nga UEFA ndaj lojtarit të Benfica, Gianluca Prestianni, të ketë efekt në të gjithë botën”, tha një zëdhënës i FIFA-s.