Fenerbahçe ka pësuar humbje të thellë në Stamboll nga Nottingham Foresti të enjten mbrëma.
Feneri humbi nga ekipi anglez me rezultat 3:0 në ndeshjen e parë të plejofit të fazës nokaut të Ligës së Evropës.
Murillo në minutën e 21-të dhe Igor Jesus në minutën e 43-të shënuan golat në pjesën e parë, kurse Morgan Gibbs-White në minutën e 50-të shënoi golin e tretë për anglezët.
Fenerit iu lëndua edhe kapiteni, Milan Skriniar. Skriniar u zëvendësua në minutën e 26-të. Mbrojtësi Skriniar është edhe kapiten i Sllovakisë, kundërshtares së Kosovës më 26 mars. Ndeshja Sllovaki – Kosovë i takon gjysmëfinales së plejofit për Kupën e Botës 2026.
Ndeshja kthyese luhet më 26 shkurt.