Organi përgjegjës për referim në futbollin francez ka thënë të martën se mbrojtësi i Monacos, Wilfried Singo është dashur të përjashtohet për goditjen në fytyrë ndaj portieriës të PSG-së, Gianluigi Donnarumma, në ndeshjen e muajit të kaluar.
Donnarummma pësoi shumë plagë në fytyrë nga goditja e Singos, në fitoren 4:2 të PSG-së nga Monaco.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGoditja e Singos u bllokua, ndërsa ai u përpoq të hidhjej mbi Donnarumman, por e goditi italianin në fytyrë.
Kishte prerje të madhe poshtë syrit të djathtë të portierit italian.
Singo tashmë kishte karton të verdhë, ndërsa shmangur përjashtimin pas rishikimit të situatës në VAR.
Donnarumma tashmë është kthyer në portë. Singo i kërkoi falje portierit, ndërsa u abuzua në baza racore pas incidentit.